Kryeministri

Huqja e Kurtit, nënshkruan vendimin e Qeverisë ku emri i Avdullah Hotit figuron si kryeministër

Qeveria e Republikës së Kosovës dje ka publikuar në faqen zyrtare vendimet e dala nga mbledhja e 21 prillit.

Megjithatë në një prej vendimeve, duket se është bërë një lëshim teknik, meqë tek njëri dokument, në fund figuron emri i ish-kreut të Qeverisë, Avdullah Hotit, derisa nënshkrimi është vendosur nga kryeministri Albin Kurti.

Një lëshim i tillë është bërë tek vendimi ku aprovohet propozimi  i Ministrisë së Arsimit që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të autorizojë ministren Arbërie Nagavci për nënshkrimin për financimin e  një marrëveshje me Eras+ për Arsim të Lartë.

Dje Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 8-të ku kanë marrë edhe disa vendime të tjera të cilat mund t’i gjeni KËTU

Vendimi i publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës