Hungaria e gatshme ta mbështes Kosovën

Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë, László Márkusz.

Ky i fundit e uroi Hotin për postin e ri në Qeverinë e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar dhe mbështetur shtetin e Kosovës.

Gjatë këtij takimi, ata biseduan rreth  çështjeve të ndryshme aktuale, si dhe për sfidat të cilat e presin Qeverinë e Kosovës.