Fatmir Humolli

Humolli: Klasa politike në Kosovë po sillet në mjegull pa busull

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli, tha se klasa politike e Kosovës nuk ka një plan se kah është duke shkuar dhe sipas tij po sillet në mjegull pa busull.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Humolli tha se politikisht është dështim i klasë politike në Kosovë sa i përket bashkëpunimit me miqtë e Kosovës për sigurinë e vendit.

“Politikisht është dështim i klasës tonë politike që nuk po tenton me lexu drejt. l duhet me lexu saktë ku jemi, në kuptimin ushtarak shtrohet harta, evidentohet ku je dhe ku dëshiron me shku e këtu te ne klasa politike nuk e evidenton. Nëse ne dojmë të bëhemi anëtarë të NATO-s, duhet të zhvillojmë ekonominë, kulturën, respektu miqtë, edhe armikut duke ai vu gardhin aty ku nuk mundet me kalu. Klasa politike është duke u sjellë në mjegull pa busull”, tha Humolli.

Ai këto komente i bëri gjatë bisedës për hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Shqipëri, për çka tha se ky është interes i NATO-s e i cili duhet të shfrytëzohet edhe nga udhëheqësit shtetëror në Shqipëri e Kosovë.

“Territori shqiptar, pozicioni gjeopolitik dhe gjeostrategjik është i ndjeshëm për krejt botën dhe këtë që po e shfrytëzon NATO është interes i botës, Evropës, tash është vetëm sa dimë ne t’i shfrytëzojmë interesat e fuqive botërore në interesa tona. NATO ka intervenu në Kosovë për interesa të veta e të cilat janë përputhë me interesa edhe për neve. Kjo sjellje e klasës politike po ia bënë të pamundur miqve të na respektojnë. Miqtë e Serbisë që kanë qenë të amortizuar me luftë, sot janë ngjall”, tha Humolli.

Humolli e kritikoi Qeverinë e Kosovës se ka më shumë takime e kontakte me Serbinë se sa me Shqipërinë, derisa tha se edhe miqtë e Kosovës janë kthyer kundër saj për shkak të mosbashkëpunimit.

VIDEO BONUS: Kurti s’prononcohet: Në ora 11:00 m’ka fillu takimi e unë s’jam aty, a po kuptoni