Humolli i VV-së publikon fotografi me Kadri Veselin

Fatmir Humolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka publikuar një fotografi me Kadri Veselin, nga viti 1991.

Këtë fotografi, Humolli e ka shpërndarë përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se në këtë foto është bashkë me veprimtarët e kohës nga të gjitha anët e Kosovës.

“Përvjetori i Ali Ajetit  – Viti 1991 – Në këtë foto bashkë me veprimtarë të kohës nga t’gjitha anët e Kosovës.”

“Nebih Fazliun dhe Kadri Veselin po i njoh, ndërsa për të tjerët spo jam i sigurt për emrat e tyre. Ka kaluar kohë, e si duket kan ndryshuar shumë. Falenderoj Rame Vataj për këtë foto!”, ka shkruar Humolli.