Kujdes

Humbja e shpejtë e peshës është shumë e rrezikshme

Humbja e peshës mund të jetë shumë inspiruese dhe motivuese në të njëjtën kohë.

Por për rezultate të shpejta shpesh njerëzit provojnë dieta ekstreme, stërvitjen intensive ose ndryshojnë krejtësisht mënyrën e të ushqyerit. Megjithatë duhet ditur dhe ana tjetër e medaljes se humbja e shpejtë e peshës është shumë e rrezikshme. Sipas doktorëve nëse humbi 1 kilogramë në javë është e shëndetshme, por në të kundërt duhet të bëni kujdes.

Studimet kanë provuar se njerëzit që humbasin peshë shumë shpejt e rifitojnë atë sërish pas një viti. Gjithashtu nëse nuk humbni peshë shumë shpejt, nuk do të keni probleme me shëndetin. Humbja e shpejtë e kilogramëve do të shkaktojë ulje të nivelit të glukozës në gjak, gurë në tëmth, mungesë të vitaminave dhe mineraleve në trup, imunitet të dobët dhe mungesë energjie.