hetim

Humbi jetën në komisariatin e Korçës, përfundon hetimi për Enea Ftoin

Ka perfunduar hetimi administrativ per vdekjene Enea Ftoit ne ambjentet e Komisariatit te Korçës.

Avokati i Popullit u shpreh se ndaj Enea Ftoit nuk eshte ushtruar dhune fizike dhe se jane respektuar te drejtat ligjore gjate veprimeve te kryera nga policia lidhur me oren e arrestimit sigurimin e mbrojtesit, njohja me te drejtat etj.

Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor, rezulton qe shkaku i vdekjes se 27 vjecarit ka qene, ndalimi i menjehershem i punes se zemres, me mekanizmin e ishemise akute te miokardit,semundje kronike te mushkerive dhe prezence te produkteve narkotike.

Nga hetimi i Avokatit te Popullit rezulton se ne ambjentin e dhomave te sigurise te Komisariatit te Korces, sistemi per kontrollin, monitorimin dhe rregjistrimin me ane te pajisjeve audio vizive, te veprimve te punonjesve te policise, qe kryejne me te arrestuarit/ndaluarit, marrjen ne pyetje nga perfaqesuesit e organit te akuzes, nuk funksionojne prej disa muajsh.

Gjithashtu, ne dhomen e marrjes ne pyetje te te arrestuarve/ndaluara, nuk jane instaluar kamera, edhe pse kjo parashikohet ne ligje dhe rregulloret perkatese.

Megjithese ligji parashikon qe kontrolli mjekesor i te arrestuarve/ndaluarve kryhet
nga mjeku apo ndihmesmjeku i Komisariatit, ne Komisariatin e Korces, kete detyre e kryente nje infermier,qw sipas vleresimit te Avokatit te Popullit, nuk ka aftesine profesionale te konstatimit apo trajtimit te probleme shendetesore te te ndaluarve.