Humbi jetën në aksident me kunatën, lezhjani nuk mbërriti dot në shtëpi të festonte darkën e Krishtlindjeve

Personi që shikoni në foto është Kristjan Magjuni i cili u shua mbrëmjen e sotme në aksident pasi automjeti me të cilin ai po udhëtonte doli nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues të banessës afër rrugës.

I riu po udhëtonte me makinë bashkë me të fejuarën e vëllait të tij, Atjola Ademi e cila po ashtu ndërroi jetë. Ata po udhëtonin drejt banesës së tyre për darkën e Krishtlindjeve, por nuk arritën dot të festonin bashkë me familjarët.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën e Tales në Lezhë. 24-vjeçari i cili dyshohet se po udhëtonte me shpejtësi humbi kontrollin dhe përfundoi në oborrin e një banese duke çarë tej për tej murin rrethues.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të mësuar rrethanat e plota të saj.