Humbi fillimisht rrugën, më pas u rrëzua në përrua dhe vdiq

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pak më parë në Gjirokastër, teksa një trup i pajetë u gjet në Përroin e Dunavatit.

Mësohet se viktimë ka mbetur 64-vjeçari B. Gj. nga Tirana.

“BalkanWeb” meson se 64-vjeçari kishte shkuar si turist në Gjirokastër, por kishte humbur rrugën, teksa kishte dalë shëtitje në qytet.

Ndërkohë, ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale, për shkak të terrenit të vështirë.

loading…