Një burrë ka vdekur pasi iu është rënduar gjendja shëndetësore, teksa po trajtohej në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë mbrëmjen e së premtes.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Siç njofton policia, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Rr.Nëna Terezë, Fushë Kosovë, 16.09.2022 – 22:10.  Është raportuar se viktima mashkull  kosovar  pasi i është keqësuar gjendja shëndetësore, ka marrë tretman mjekësor nga QKMF në Fushë Kosovë dhe më pas ka ndrruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim të PK-së.