Humb jetën lehona 33 vjeçare në Klinikën e Gjinekologjisë

Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Shkup dje ka humbur jetën një paciente 33 vjeçare.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë informacione se pacientes i janë prerë zorrët në vend të kordonit të kërthizës.

Në një deklaratë për “Slloboden peçat” drejtorja e KGJA, Viktorija Jovanovska e cila e ka kryer operacionin ka thënë se informacioni që është lajmëruar në rrjetet sociale është i pavërtetë dhe se bëhet fjalë për lehonë e cila në operacion ka ardhur për shkak të një miomi të madh që në muajt e fundit ka pasur rritje të shpejtë.

“Nuk ka qenë aspak i lehtë rasti, pacientja më parë ka qenë e operuar nga plenektomia.
Unë për shkaqe njerëzore, pikërisht për shkak të rritjes së shpejtë të tumorit e dërgova pacienten në operacion në një kohë kur kishim program të reduktuar në Klinikë”, deklaroi Jovanovska.