Një grua 72-vjeçare ka humbur jetën në Qendrën Shëndetësore të Mamurrasit në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar.

Mësohet se gruaja ishte paraqitur në gjendje të rënduar shëndetësore me shenja gripale. Shëndeti i tij është përkeqësuar më pas dhe si rrjedhojë ka humbur jetën nga komplikacionet.

Pritet përgjigja e analizave, pasi ka dyshime të ketë qenë bartëse e koronavirusit. Ky fakt ka shqetësuar dhe personelin mjekësor, të cilët janë në pritje të përgjigjes.