Humb jetën burri nga Rahoveci, e zuri traktori derisa po e rregullonte në oborrin e shtëpisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka ndërruar jetë, pasi që i njëjti derisa ishte duke e servisuar traktorin në oborrin e tij, ai ka lëvizur dhe viktimës i ka shkaktuar lëndime serioze.

Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës për trajtim, por nga plagët serioze ai është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK.

Policia ka bërë të ditur se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin kufoma iu është dërguar familjarëve për kryerjen e ceremonisë së varrimit.