Një alpinist nga Kosova është rrëzuar dhe ka humbur jetën në zonën e Alpeve, në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë.
Incidenti tragjik ka ndodhur në një terren shumë të thepisur dhe shkëmbor, raporton Top Channel, , ndaj nuk mund të ndërhyhet as në rrugë tokësore dhe as me helikopter, përveçse nga alpinistë të certifikuar që varen me litar për nxjerrjen e trupit të pajetë.
Për pasojë është njoftuar grupi i Alpinistëve nga Kosova për të nxjerrë trupin. /Ballkani.info







