Humanizëm i madh në Prizren, familja hap zarfin dhe kupton se do t’i ndërtohet shtëpia (VIDEO)

Një befasi e madhe i është bërë një familje sot në Prizren.

ABI Center në Prizren ka filluar ndërtimin e shtëpisë për një familje në nevojë.

Dhe gjithçka është zbuluar në momentin kur familjes i është dhënë zarfi dhe e ka kuptuar befasinë.

Kjo është mundësuar edhe nga hoxha Halil Kastrati drejtues i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, shkruan Ballkani.info.

Për më shumë shiheni postimin dhe videon:

Zot o Zot, buzeqeshje e madhe ?

Surprize e veçante ne kuzhinen tone

Krejt papritur ne zarfet e dhuratave per te gjithe ata qe marrin ushqimin ne shoqaten tone, ne njeren prej zarfeve ishte nje surprize e madhe, nje familje nga Prizreni po behet me shtepi te re

Lote gezimi ne kete turme njerzish nga te gjithe sepse familja qe mori lajmin e madh me te vertete jetojn ne kushte shume te renda

Donator i vetem i kesaj miresie eshte ABI Center nga Prizreni.