Hulumtimi: Veseli me fuqi absolute në PDK, i dytë është Hoxhaj, i treti Andin Hoti (Renditja)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vazhdon të jetë në pushtet qe më shumë se një dekadë. Në këtë përiudhë, kjo parti e ka pasur pozitën e kryeministrit dhe pozita tjera kryesore në shtet.

E drejtuar që nga fillimi nga Hashim Thaçi, tash president, para më shumë se dy vjetësh kjo parti ndërroi lider. PDK aktualisht drejtohet nga Kadri Veseli, kryetar i Parlamentit.

Por cila është forca reale e Veselit në PDK?

Ballkani.info ka siguruar një hulumtim të Institutit të Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPSO) ku matet fuqia e drejtuesve të PDK-së.

Respodentët e pyetur se cila është figura politike nga radhët e PDK-së që e pelqeni më së shumti, me 56 për qind janë përgjigjur për Kadri Veseli, kryetarin e partisë.

I dyti sipas këtij hulumtimi vije nënkryetari i parë, Enver Hoxhaj, me 15 për qind.

Befasisht, i treti është deputeti Andin Hoti, i biri i atdhetarit të shquar, Ukshin Hoti, me 10 për qind.

Me 4 për qind pason deputeti tjetër, Mërgim Lushtaku, i biri i Sami Lushtakut.

Pas tij është shefi i Grupit Parlamentar Memli Krasniqi me 2 për qind.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe deputetja Sala Berisha Shala i kanë marrë nga 1 për qind të votave të respodentëve.

Të tjerët se bashku i kanë 10 për qind. /Ballkani.info/