Matja
Hulumtimi: S’mund ta besoni se sa fuqi ka Daut Haradinaj në AAK (Renditja/FOTO)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është parti që e ka kryeministrin në qeverinë e koalicionit të gjerë PDK-AAK-Nisma.
Kjo parti që nga fillimi e deri më tash drejtohet nga Ramush Haradinaj, që është edhe themelues i saj.
Por cila është fuqia reale e Haradinajt në AAK?
Ballkani.info ka siguruar një hulumtim të bërë nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, i cili nxjerr rezultate se cilat janë figurat kryesore në AAK.
Haradinaj në këtë hulumtim kryeson me 58 për qind të votave të respodentëve.
Në pyetjen e hulumtimit “ju lutem na thoni cila është figura politike nga radhët e AAK-së që e pelqeni më së shumti”, Haradinaj pasohet nga vëllai i tij, deputeti Dauti me 25 për qind.
Figurat tjera që renditën pas vëllezërve Haradinaj janë të gjithë me nga 3 për qind.
Blerim Kuçi, Time Kadrijaj dhe Gani Dreshaj, që të gjithë deputet, së bashku i kanë 9 për qind të votave.