56 përqind
Hulumtimi: Limaj me fuqi absolute në Nismë, ja kush vjen pas tij (FOTO)
Nisma Socialdemokrate, parti e dalë nga PDK-ja është pjesë e qeverisë në koalicion me PDK-në dhe AAK-në. Kjo parti e ka kryetarin Fatmir Limaj, zëvendëskryeministër, kurse drejton edhe tri ministri.
Nisma drejtohet me “dorën e hekurt” nga Limaj, i cili vazhdon të jetë figura kryesore aty.
Ballkani.info ka siguruar një hulumtim të bërë nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, i cili nxjerr rezultate se kush është figura kryesore në Nismën Socialdemokrate.
Pa asnjë dilemë, Limaj kryeson bindshëm kundrejt figurave tjera në këtë parti. Në pyetjen e hulumtimit “ju lutem na thoni cila është figura politike nga radhët e Nismës që e pelqeni më së shumti”, Limaj ka marrë 56 për qind të votave.
Dy figurat tjera që vijnë pas Limajt në Nismë janë deputeti Bilall Sherifi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë, Jakup Krasniqi. Ata të dy kanë marrë nga 7 për qind.
Mirëpo, i dyti, sipas hulumtimit, renditet deputeti Haxhi Shala me 10 për qind.
Deputeti tjetër, Zafir Berisha ka marrë 3 për qind të votave, ndërsa të tjerët bashkë i kanë 17 për qind. /Ballkani.info/