Hulumtimet: Bizneset që punësojnë më shumë femra rriten dhe performojnë më mirë në treg

Shumica e hulumtimeve botërore pohojnë se bizneset që punësojnë më shumë femra rriten dhe performojnë më mirë në treg.

Një shembull të tillë e kemi edhe në nivel lokal, në Kosovë, tek biznesi që më shumë se gjysmën e punëtorëve të saj e ka të gjinisë femërore, dhe i cili ka rritje të jashtëzakonshme në treg, transmeton Ballkani.info

Fuqizimi i vajzave/grave te reja profesioniste në gjithë botën, e posaçërisht në vendin tonë, përbën një sfidë të rëndësishme të cilën duhet tejkaluar. Ndërsa në anën tjetër, është e vërtetuar edhe statistikisht se punësimi i numrit sa më të madh të femrave dhe përfshirja e tyre në role vendimmarrëse në një kompani apo organizatë është pikë së pari e dobishme për institucionin i cili e aplikon një strategji të tillë.

Sfidë e fuqizimit të vajzave të reja profesioniste qëndron pikërisht në sektorin privat. Duke investuar në femra, bizneset nxisin rritje, produktivitet dhe inovacion.

Kjo në përgjithësi krijon një botë më të mirë. Dhe, kjo e bën edhe vendin tonë më të mirë. Shembull tipik dhe një rrëfim i ri i suksesit në tregun tonë është pikërisht kompania ligjore, Kosovo Legal Services Company.

Kompania ligjore Kosovo Legal Services Company, ka sjellë edhe mendësi të re në sektorin privat, duke i dhënë prioritet punësimit të femrave të reja profesioniste. Madje, në këtë kompani të re me rritje të shumëfishtë në treg brenda një periudhe jashtëzakonisht të shkurtër kohore më shumë se gjysma e të punësuarve janë femra, dhe kjo e bën kompaninë lidere në treg jo vetëm në aspektin e performancës së biznesit.

Punësimi i të rinjve, sidomos të gjinisë femërore përfaqëson një vlerë të shtuar për KLSC-në të gjitha aspektet.

Kështu, kjo kompani ka mbi 60 për qind të stafit të përbërë nga vajza/gra të reja profesioniste.

Po aq i rëndësishëm është edhe roli i tyre në vendimmarrje dhe këtë fakt e bën edhe më të mrekullueshëm që mosha mesatare e tyre është 28 vjet.

Ekipi i ri i të punësuarve në KLSC përbëhet nga jurist të cilët janë ekspertë dhe kanë përvojë të rëndësishme në fushat e tyre./Ballkani.info/