Borusia-Herta

Huliganët mësynë policinë me shkopij 3 metra: Gjermania nuk ka parë për kohë të gjatë rrahje të tillë në stadium (VIDEO)

Tërë kjo ka ndodhur në Dortmund para ndeshjes e Borusisë e Hertës në javën e 9-të të Bundesligës.

Ndonëse Gjermania është njëri ndër vendet më me rregull në botë për shumëçka, edhe te ta shpesh mund të shohim incidentë të ashpra huliganësh në ndeshjet e rangut të lartë.

Ka ndodhur kjo në Dortmund, ku ka pasur rrahje të ashpër ndërmjet tifozëve të Hertës e policisë, transmeton gazetametro.net..
Mysafirët nga Berlini kanë kremtuar 15-vjetorin e grupit |Haupshtat mafia”, ashtu që kanë shpalosur një transparent të madh, krahas piroteknikës së bollshme.

Policisë i ka penguar kjo, kështu që ua ka marrë transparentin tifozëve të Hertës, gjë që ka shkaktuar reagim të ashpër të huliganëve nga Berlini, të cilët e kanë kaluar rrethojën, kanë qëndruar pranë tribunës dhe me shkopij të gjatë tri metra kanë filluar t’i godasin ruajtësit e rendit.

Ata janë përgjigjur me lotsjellës, kështu që është krijuar skenë kaotike, e cila ka nxjerrë në plan të dytë ndeshjen ndërmjet Borusisë e Hertës.

https://www.youtube.com/watch?v=5WnMQFx7xvM