Hugo Boss për Hitlerin: I vetmi njeri që mund të shpëtonte Gjermaninë

Hugo Ferdinand Boss është ndër personat e pakët në botë që e kanë dashur Hitlerin, dhe kanë besuar në shpëtim e Gjermanisë nga ai. Hugo Boss furnistonte me uniforma ushtarake Partinë Naziste në Luftën e Dytë Botërore. Ai qepte uniforma edhe për Hitlerin.

Hugo Boss besonte se Hitleri ishte i vetmi njeri që mund të shpëtojë financiarisht Gjermaninë, dhe pas vdekjes në shtëpinë e tij u gjet e varur një kornizë me fotografinë e Hitlerit.

Gjithashtu, ai ishte pjesë e Partisë Naziste në vitin 1920, në kohën kur në Gjermani 11 milionë gjermanë u bënë anëtarë të saj.

Hugo Boss nuk ka marrë pjesë në Holokaust kundër hebrenjve, por askush nuk mund të mohojë se ai ka qenë bashkëfajtor në tmerrin që shkaktuan. Në fund të luftës, Hugo Boss Ferdinand u gjobit me 100.000 marka për të kaluarën naziste dhe ju hoqën të drejtat e tij politike.

Kompania e tij vazhdoi të bënte uniforma për policinë dhe me kalimin e viteve u bë një nga emrat më të njohur në industrinë e modës. Në vitin 2000, Kompania Hugo Boss ka dhuruar shumën e 500.000 paund në Fondacionin e ish të burgosurve për punën të detyruar që kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore.