Hudhja e vajrave motorike në kanalizimin atmosferik (FOTO)

Disa qytetarë në Kaçanik janë parë duke derdhur vajra motorike në kanalizimin atmosferik, i cili derdhet në lumin Nerodime, njofton Ballkani.info.

Për këtë veprim të tyre, ka reaguar organizata për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi”.

“Ftojmë Organet Kompetente (Inspektoratin Komunal dhe Policinë) që sa më shpejtë të marrin masa. Ju lusim sa më shpejt në mënyrë që të ndalohen këto veprime të mjera sa më parë. Secili ndotës duhet të paguaj”, kanë thënë nga kjo organizatë./Ballkani.info/