Hoxhë Shefqet Krasniqi: Në luftë shkohet me vdekë, kurse në dasëm shkohet me hangër

Hoxha Shefqet Krasniqi, ka treguar se sa i vendosur duhet të jetë njeriu kur shkon në luftë, duke thënë se në luftë shkohet me vetëdijen se do të vritesh.

Në të kundërt Krasniqi ka thënë se po nuk shkoi ushtari në luftë për të vdekur po qe nevoja, atëherë prej atij ushtari s’ka gjë dhe se të tillët janë ushtarë falso.

“Në luftë po shkon me vdekë o i gëzuar, në dasëm shkohet me hangër, thu ishalla muj me u kthy në këmbë se kam me hëngër shumë se jam uritur, në dasëm në Bajram, pra janë do neja dhe do solemnitet, ndërsa në luftë shkohet me vdekë. Po nuk shkove në luftë me vdekë, s’ka prej atij ushtari kurrgjë, jo s’ka prej atij ushtari, ata janë ushtarë falso, ata janë ushtarë të reklamave. Ushtari kur shkon në luftë thotë unë po shkoj nëse është nevoja, nëse e kam egjelin, nëse e ka shkru Zoti po shkoj me vdekë, sepse vatani po e lypë, e me ia tregu dhëmbët atij armiku që ka ardhë e ka shkëlë vendin tim”, ka thënë hoxha Shefqet Krasniqi, në emisionit N’Konak.

Hoxha ka thënë se shumë herë pyetet për këtë temë por nuk ka dëshirë të hyjë në këtë temë.

“Shpesh herë pyetem për këtë temë por nuk kam qef me hy sepse nuk e kemi bërë namin, o vëlla borxh e kemi pasë, sikur me thënë tash Ramazanin që e agjëron, a namin e ka bërë a, e çka me thënë tash e kundërta e kësaj. Mos me agjëru? Do me thënë me u rebelua ndaj Zotit?”, ka thënë hoxhë Krasniqi.