Hoxhaj: Veç PDK mund t’i sjellë Kosovës vemdimmarrje për zhvillim ekonomik

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se vendit i duhet vendimmarrje për zhvillim ekonomik dhe këtë sipas tij mund ta sjell vetëm PDK-ja me ‘Dekadën e Re’.

“Të bashkuar në Gjakovën e madhe! Kënaqësi ta shihja nga afër mobilizimin e Degës së PDK-së në Gjakovë, në krye me kryetarin Hajdar Beqa! Së bashku me Bajrush Xhemajlin dhe Betim Gjoshin vizituam ekipin e palodhshëm të kësaj komune. Kosovës i duhet vendim-marrje për zhvillim ekonomik dhe këtë mund ta sjellin vetëm njerëzit e përgatitur dhe me guxim! #DekadaeRe”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Kujtojmë se PDK-ja në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare në focus të saj ka luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar e nepotizimit, çka kreu i kësaj partie, Kadri Veseli ka thënë se do t’i luftojë me çdo kusht këto dukuri negative.

loading…