Hoxhaj uron Veselin për ditëlindje: Edhe këtë përvjetor gjendet në Hagë padrejtësisht

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar Kadri Veselin për ditëlindjen e tij të 55-të.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Veseli edhe në këtë ditëlindje gjendet në Hagë padrejtësisht.

Postimi i tij i plotë:

Edhe këtë përvjetor të ditëlindjes, Kadri Veseli gjendet në Hagë, padrejtësisht. Në luftë e udhëheqje të saj drejt çlirimit, në liri e angazhim për pavarësi, në forcim e siguri të shtetit të Kosovës, Kadriu dha gjithçka nga vetja. Luftën e tij për liri dhe të shokëve të tij, askush dhe asnjëherë nuk do të mund ta rishkruaj.

Deri në ditën e pashmangshme të lirisë – edhe 100, kryetar Kadri Veseli.