Hoxhaj uron festën me një fjali të Gjergj Fishtës: Si Shqypnija vend nuk ka

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj, ka uruar 28 Nëntorin me një fjali të shkëputur nga poezia “Shqypnija” nga At Gjergj Fishta.

Me një fotografi të flamurit kuq e zi dhe me një fjali të shkëputur nga poezia e At Gjergj Fishtës, Enver Hoxhaj nisi urimin për Ditën e Flamurit.

“Edhe hana do t’a dije, edhe dielli do t’ket pa, se përqark ksaj rrokullije, si Shqypnija vend nuk ka!” Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar!” ka shkruar Hoxhaj.