Hoxhaj takon Shqiprim Arifin: PDK do të luftojë kundër fushatës serbe ndaj shqiptarëve të Luginës

Enver Hoxhaj i Partisë Demokratike të Kosovës ka takuar Shqiprim Arifin, kryetarin e komunës së Preshevës.

“Me kryetarin e Preshevës, mikun tim Shqiprim Arifi, diskutuam për çështjen e Luginës së Preshevës dhe sfidat me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë atje”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në Facebook.

“Qeveria e re e udhëhequr nga PDK do të luftojë me të gjitha rrugët diplomatike fushatat e egra të Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përfshirë atë të fshirjes së adresave”.

“PDK do të angazhohet edhe për lehtësimin e procedurave të pajisjes me pasaporta të Kosovës për shqiptarët e Luginës për ta kultivuar një lidhje edhe më të fortë me Kosovën”.

loading…