Hoxhaj: Qeveria të vizitojë selinë e NATO-s, aplikimi të ndodh me urgjencë

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që brenda këtij viti të jetë prioritet aplikimi i Kosovës në NATO.

Sipas tij një delegacion i Kosovës duhet me urgjencë të vizitoj selinë e NATO për të parë se si qëndron çështja e aplikimit.

“Tashmë për shkak të situatës në Ukrainë nuk mund të pritet që të ketë dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nëse ne mendojmë se përmes një marrëveshje Kosovës Serbi të ndodh anëtarësimi i Kosovës në OKB. Qeveria e Kosovës duhet të vizitoj selinë e NATO për të parë se si qëndron puna e aplikimit dhe anëtarësimit, Kjo duhet të ndodh në koordinim të ngushtë me vendet partnerë të Kosovës. Unë nuk them se Kosova mund të anëtarësohet shpejt, por të ndodh aplikimi i Kosovës në NATO…” ka thënë ai.