Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zbuluar për gazetën kroate “Vecernji List” detaje për planin e tij i cili ka për qëllim që në Kroaci, Maqedoni dhe Mali të Zi të gjenden bashkëpunëtorë që të themelohet pakti kundër Serbisë.
Kjo ka bërë që mediat serbe të reagojnë ashpër, duke e quajtur plan të rrezikshëm.
“Vecernji list” në tekstin e gjerë, në rezumenë e ngjarjeve shkruan për mossuksesin e Kosovës që të hyjë në Interpol për shkak të Serbisë dhe vendimit të Kosovës që Serbia t’ia kthejë goditjen duke i vënë taksën prej 100 ndal mallrave serbe, si dhe arrestimin e katër serbëve në veri, thekson se kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj ka qenë i qartë duke thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk e kupton asnjë gjuhë tjetër, përveç gjuhës së forcës dhe është i bindur se vetëm forca mund ta detyrojë që të njoh pavarësinë e Kosovës.
“Serbia e vazhdon fushatën agresive kundër Kosovës në planin ndërkombëtar. Ajo gjithashtu minon edhe procesin e normalizimit. Që t’i mbronim interesat tonë, Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta rris taksën. Masat tjera së shpejti do të bëhen publike”, ka thënë Hoxhaj, transmeton Ballkani.info.
Sipas tij, Serbia dëshiron ta stabilizoj tërë rajonin, jo vetëm Kosovën.
“Këtë të gjithë e kanë të qartë. Kur nuk nxit krizë në Kosovë, atëherë nxit krizë në Kroaci apo edhe Maqedoni dhe Mal të Zi. Serbia ka marrëdhenie të mira me Republikën Serbe, por jo me të tjerët. A s’është për t’u çuditur kjo? Në disa raste, gjatë qëndrimit në Kroaci, Maqedoni dhe Mal të Zi, kam biseduar me krerët e këtyre shteteve që ta themelojmë një pakt me të cilin do t’i kundërviheshim Serbisë dhe politikës së saj agresive”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka theksuar se besojn që ideja e “Serbisë së Madhe” ende nuk ka vdekur dhe ende është në ajër.
“BE-ja dhe SHBA-ja duhet ta kuptojnë se në çfarë drejtimi po shkon Ballkani dhe si do të jetë pas dhjetë vjetësh. Veçanerisht Bosnja, Kosova dhe Maqedonia. Nëse BE-ja dhe Perëndimi nuk e kuptojnë rrezikun e politikës serbe në atë pjesë të Ballkanit, askush nuk e dinë se çfarë do të ndodh me Kosovën, Maqedoninë, dhe më së shumti me Bosnjën”, ka theksuar ai. /Ballkani.info/







