Hoxhaj për marrëveshjen me MCC-në: Vota jonë, për shtetin dhe qytetarët

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, pas ratifikimit në Kuvend të Marrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Hoxhaj, përmes një statusi, menjëherë pas ratifikimit, ka shpërndarë një fotografi, ku shihen deputetët e PDK-së duke votuar pro kësaj marrëveshjeje.

“Vota jonë për shtetin dhe qytetarët! Sot i thamë PO Marrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe korporatës ‘Sfidat e Mijëvjeçarit’ (MCC) me SHBA-në”, shkroi Hoxhaj, derisa shpërndau edhe fotografinë.

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC-së, e cila u nënshkrua në Washington.

Marrëveshja është ratifikuar me votat e 89 deputetëve, të cilët ishin në sallë. Futja e kësaj pike në rend dite u propozua nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, deputeti i PDK-së Ferat Shala.