Hoxhaj për Graincën: Kemi qenë në kontakt me të, papritmas e kemi pa që ka hyrë në Kuvend. Ta kthej mandantin

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur për ish-deputeten e partisë së tij, Adelina Grainca e cila kaloi në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën kur po votohej për presidentin e vendit.

Hoxhaj tha se deri pasdite kishin pasë informata që një mundësi e tillë nuk qëndron, por shton se papritmas e panë deputetën e PDK-së duke hyrë në Kuvend.

“Kemi qenë në kontakt me zonjën Grainca deri pasdite ka thënë që informatat e tilla nuk qëndrojnë. Personalisht nuk kam fol por dega jonë në Ferizaj ka kontaktu. Ka qenë një deputete e mbështetur prej PDK, personalisht e kam promovu si një ndërrmarëse të re”, tha Hoxhaj.

Ai shtoi se Grainca duhet tëia kthej mandatin PDK-së duke thënë se është mandat i vjedhur.

“Një natë më parë kemi pasë informatë që nuk qëndron, është e pavertetë dhe paprimtas e kemi pa që dikush po hyn në sallë në një parakalim i cili ka qenë i turpshëm. Duhet të ia kthej mandatin PDK-së është një mandat i vjedhur”, tha Hoxhaj.