Hoxhaj: Organizimi i zgjedhjeve në veri nga OSBE-ja, kthim prapa për Kosovën

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se kërkesa që zgjedhjet të përsëriten në veri dhe të organizohen nga OSBE-ja, paraqet një kthim prapa për Kosovën.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka treguar qëndrimin e tij rreth kërkesës që zgjedhjet në veri të përsëriten, pas tensioneve të fundit atje.

“Në dekadën e kaluar, organizimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës është kryer ekskluzivisht nga KQZ-ja e Kosovës. Kërkesa që zgjedhjet të përsëriten në veri dhe të organizohen nga OSBE-ja, paraqet një kthim prapa për Kosovën!”, ka shkruar Hoxhaj.