Hoxhaj: Nuk ndalemi deri sa t’i kthejmë të zhdukurit tek familjet e tyre dhe të vihet drejtësia

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe nënkryetar i PDK-së, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve ka thënë se Serbia jo vetëm që nuk i ka sjellë fajtorët para drejtësisë, por i ka strehuar dhe glorifikuar.

Ai, ka shkruar në Facebook se Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi, derisa t’ua kthejmë vajzat e djemtë, burrat e gratë, fëmijët e pleqtë familjeve të Kosovës.

“Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve rikthen dhimbjen për Kosovën, por veçmas për shumë familje kosovare që ende nuk dinë për fatin e më të dashurve të tyre, tash e 20 vjet. Është edhe më e rëndë të mendohet që fajtorët jo vetëm që nuk janë sjellë para drejtësisë, por janë strehuar e glorifikuar nga shteti serb. Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi, derisa t’ua kthejmë vajzat e djemtë, burrat e gratë, fëmijët e pleqtë familjeve të Kosovës. Plagët e shkaktuara vështirë se mund të mbyllen, por drejtësia duhet të vendoset një herë e përgjithmonë”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Facebook.

loading…