Hoxhaj: Me fondin 1 miliard euro, PDK do t’i fuqizojë gratë në ekonomi

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se me fondin e prezantuar të 1 miliard eurove, në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes ekonomike, PDK do të kujdeset për fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë.

Hoxhaj, theksoi se forcimi i rolit të gruas është parakusht për një shoqëri të zhvilluar dhe ne po ecim mirë në këtë drejtim.

“PDK në qeveri dhe unë si Kryeministër, po ashtu do të fokusohemi në krijimin e politikave të veçanta për të siguruar lehtësira tatimore për bizneset private që punësojnë gra si dhe për ato biznese që themelohen e udhëhiqen nga gratë “.

Postimi i plotë:

Forcimi i rolit të gruas është parakusht për një shoqëri të zhvilluar dhe ne po ecim mirë në këtë drejtim. Pata një takim të vlefshëm me gratë e PDK-së në Fushë Kosovë dhe i sigurova ato se programi i Rimëkëmbjes, me fond prej 1 miliard eurove, kujdes të shtuar do të tregojë edhe për fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë.

PDK në qeveri dhe unë si Kryeministër, po ashtu do të fokusohemi në krijimin e politikave të veçanta për të siguruar lehtësira tatimore për bizneset private që punësojnë gra si dhe për ato biznese që themelohen e udhëhiqen nga gratë.

Vetëm me PDK-në bashkë jemi fitues! Vetëm me PDK-në e Rimëkëmbim Kosovën! #Rimëkëmbje