Hoxhaj kërkon ripozicionim në diplomaci: Kanë ndryshuar rrethanat ndërkombëtare në raport me Kosovën

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj e mori fjalën i pari në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për politikën e jashtme.

Hoxhaj kërkoi që kryeministri Albin Kurti të jetë prezent. “Dua të debatoj me të, jo me të tjerët”, tha ai.

“Kanë ndryshuar rrethanat ndërkombëtare në raport me Kosovën”, tha Hoxhaj, duke shtuar se “kur të ndryshojnë rrethanat, ndryshojnë edhe qëndrimet”.

Deputeti i PDK-së e krahasoi këtë ndryshim me punën e çmimeve.

“Kur vje fatura e politikës së jashtme, mund ta thejë kurrizin e Kosovës”, paralajmëroi ai.

“Kosova ka nevojë që të ripozicionohet dhe të ripozicionohet në raport me politikën e jashtme. Këtij vendi i duhet një hartë e re konceptuale dhe unë po e pres Z. Kurti që të dalë dhe të na informojë se çfarë do të bëjë”, tha Hoxhaj.