Hoxhaj i shokuar për vdekjen e Cimës, kujton disa momente që pati me të

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar për vdekjen e aktorit të mirënjohur, Rasim Thaçi – Cima.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoxhaj ka ndarë disa moment që kishte me Cimën, teksa pinin kafe tek lokali i tyre i preferuar në një lagje të Prishtinës.

“Më shokoi lajmi për vdekjen e aktorit tonë të dashur Rasim Thaçi – Cima, mikut tim, me të cilin pinim kafe tek lokali jonë i preferuar në Breg të Diellit. Për gjeneratën time, por edhe shumë tjera më pas, të cilat ndiqeshin e përndiqeshin nga pushtuesi serb e ku ëndrrat kishin nisur të veniten, Cima me miqtë e tij, Lecin e Qumilin, nuk na lanë asnjëherë të humbim shpresën”,  ka shkruar ai.

Postimi  i plotë:

Më shokoi lajmi për vdekjen e aktorit tonë të dashur Rasim Thaçi – Cima, mikut tim, me të cilin pinim kafe tek lokali jonë i preferuar në Breg të Diellit. Për gjeneratën time, por edhe shumë tjera më pas, të cilat ndiqeshin e përndiqeshin nga pushtuesi serb e ku ëndrrat kishin nisur të veniten, Cima me miqtë e tij, Lecin e Qumilin, nuk na lanë asnjëherë të humbim shpresën.

Cima refuzoi ta ndalë buzëqeshjen, sepse e dinte se një popull kishte sytë nga ai. Me ikjen e tij, sa të hershme aq të padrejtë, ne humbëm Çaplinin tonë shqiptar – por jo edhe buzëqeshjen, sepse këtë na mësoi Cima. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë popullit të Kosovës.

LAMTUMIRË MJESHTËR!