Hoxhaj i reagon shefit të UNMIK-ut: Zyrtari juaj pengoi aksionin kundër krimit të organizuar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të UNMIK’ut në Kosovë, Zahir Tanin, i cili tha se zyrtari rus është keqtrajtuar gjatë aksionit të policisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Hoxhaj e ka parë të çuditshëm faktin se 20 vjet pas miratimit të Rezolutës 1244 e cila solli paqen në Kosovë, përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Tanin do ta keqpërdorte në këtë mënyrë Këshillin e Sigurimit duke përhapur lajme të rrejshme.

Hoxhaj deklaroi përmes Twitterit se e vërteta është që një zyrtar i UNMIK’ut ka ndërhyrë direkt duke penguar aksionin e policisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në veri të vendit.

I dërguar special i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, ka kritikuar institucionet kosovare për shpalljen si person të padëshmuar të zyrtarit rus të UNMIK’ut. Tanin madje thotë se zyrtari, rus i cili u arrestua pasi pengoi Policinë e Kosovës të kryente operacionin kundër kontrabadës, është sulmuar dhe keqtrajtuar nga institucionet e Kosovës