“Hoxhaj i pakrahasueshëm me Kurtin, i pranuar nga të gjitha kancelaritë euroamerikane”

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj sot ka shpalosur planin e tij për qeverisje, me sloganin të quajtur Rimëkëmbje për Kosovën.

Përmes një konference për media, Hoxhaj gjithashtu e ka ftuar Albin Kurtin në përballje me të me 5 debate, për 5 tema të ndryshme.

Reagimet ishin të menjëhershmë të përkrahësve të të dyja partive. Reagim pati edhe publicisti Pal Shtufi, i cili shpesh iu është referuar vetes edhe si rugovist, nëpërmjet një komenti ka vlerësuar publikisht thirrjen për debat nga Enver Hoxhaj që ia bëri Albin Kurtit. Shtufi ka thënë se përvoja diplomatike e Hoxhajt është pakrahasueshëm jo vetëm më Albinin, por me secilin tjetër politikan.

“Nëse nuk e paragjykojmë Enver Hoxhajn, mundemi me gjyku drejtë. Përveç studimeve në Austri, përvoja e tij politike e diplomatike është pakrahasueshëm jo vetëm me Albinin, por me secilin tjetër politikan. Në fakt, i vetmi politikan ose diplomat, i cili është pranuar nga të gjitha kancelaritë euroamerikane.”, ka shkruar në një koment në Facebook Shtufi.

Ai ka vazhduar duke thënë se Enver Hoxhaj i bëri gjithë këto vite në politikë e në pushtet, “emri i tij kurrë nuk u lakua për korrupcion, edhe pse gjithëkohën i ka takuar një partie, e cila është shquar për korrupcion.”.

“C’është e vërteta, me Albinin duhet me u pargatitë me vjerrësha e për vjerrësha, këtu mund të kesh të drejt, Enveri humb. Por, nëse flasin për politikë dhe diplomaci. Albini duhet sall me i hapë veshët e me dëgjue, ma mirë i bjen. “, ka shkruar Shtufi.

Këto komente Pal Shtufi i bëri në një status të publicistit Bardh Frangu, i cili po ashtu ka komentuar thirrjen e Enver Hoxhajt ndaj Albin Kurtit për t’u përballë ne debate televizive.