Hoxhaj e nis ditën me një dedikim për mësimdhënësit: I kemi rritur pagat për 118%

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka nisur ditën me një shkrim për mësimdhënësit.

Hoxhaj e ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook ku shihet me disa mësimdhënës.

Ai ka thënë se PDK-ja ka ndërtuar qindra shkolla dhe ka dyfishuar për 118% pagat për mësimdhënësit.

“PDK-ja ndërtoi qindra shkolla dhe dyfishoi për 118% pagat për mësimdhënësit, që janë një nga shtyllat më të rëndësishme të shoqërisë dhe shtetit. Koha për një tjetër mbështetje dinjitoze për ta”, ka thënë ai.