Enver Hoxhaj

Hoxhaj e cilëson “krenari boshe naive” sjelljen e qeverisë, thotë se “kryetemë” duhet të jetë anëtarësimi në NATO

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të mërkurën, konsideroi se në vend të “degjenerimit diplomatik” të Qeverisë së Kosovës në raport me Bashkimin Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara (SHBA), kryetemë në marrëdhëniet mes palëve duhet të ishte anëtarësimi i Kosovës në NATO.

“Sjellja e Qeverisë së Kosovës në raport me amerikanët dhe evropianët tregon që ajo është shumë e dobët për një ambicie të vërtetë politike dhe shumë e fort për një krenari boshe naive, ku sot pas agresionit në Banjskë, duhet të ishte një kryetemë në tavolinë, një marrëveshje bilaterale e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO me shtetet perëndimore!”.

VIDEO BONUS: FSK furnizohet me 15 kamionë gjermanë, Kurti: Serbia është agresive, por kjo nuk na frikëson