Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj bashkë me kryetarin e Tiranës, Erion Velijajn kanë takuar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, shkruan Ballkani.info.

Lajmin e ka bërë të ditur Hoxhaj përmes një postimi në facebook.

” Bashkë me kryetarin e Tiranës, mikun tim, Erion Veliajn, vizituam shokët Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi”, shkruan Hoxhaj./Ballkani.info/

Postimi i plotë nga Enver Hoxhaj, pa ndërhyrje:

Sot, takuam shokët tanë në Hagë!

Bashkë me kryetarin e Tiranës, mikun tim, Erion Veliajn, vizituam shokët Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi. Të pandalshëm e energjikë, do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së.

🇽🇰🇦🇱