Hoxha thotë se LDK nuk ka dhënë nënshkrimet për të dërguar Vjosa Osmanin në Kushtetuese

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se opozita po mbledh nënshkrimet për të dërguar vendimin e Presidentes për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryesues së KQZ-së. Hoxha gjithsesi ka thënë se LDK nuk ka dhënë nënshkrimet.

“Deri më tani ka një dakordancë mes PDK-së dhe AAK-së, dhe mesa di nuk jam në dijeni kush me kënd apo si. Sot lexova se LDK ka thënë se pret reagimin e Avoktatit të Popullit. Gjithsesi nuk kemi më të bëjmë me Vjosën si persona por për Presidenten e Kosovës.nëse ajo ka shkelur Kushtetutën e Kosovës, e është bërë instrument i Albin Kurtit pa asnjë arsye pasi dihet se këta të dy kanë lavdëruar procesin zgjedhur, nuk e di pse e kanë larguar zonjën Daka nga aty”, ka thënë ajo në T7.

Tutje Hoxha ka thënë se nëse LDK nuk jep nënshkrimet, atëherë duhet të mendojë për rolin e saj në Kuvendin e Kosovës.  

“Mendoj se ajo duhet të shikojë opsionin e vet politik se cfarë është. Opozitë apo pozitë që rri ulur në ulëset e opozitës”, tha ajo. /Gazeta Express/