Hoxha thotë se Gjini e liroi nga detyra e drejtorit veç pse ka kandiuar për kryetar dhe i ka ndalë ndërtimet pa leje në Gjakovë

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, e ka liruar sot nga detyra drejtorin e drejtorisë për Punë Inspektuese në komunën e Gjakovës, Fazli Hoxhën.

Ky i fundit thotë se deri të ky vendim ka ardhur për shkak se ai ka kandiduar për kryetar të Gjakovës nga radhët e Nismës.

Arsye tjetër thotë është se i ka penguar ndalja e ndërtimeve pa leje në Gjakovë.

Kujtojmë se AAK-dhe NISMA kanë qenë në bashkëqeverisje në komunën e Gjakovës gjatë këtij mandate.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Sot nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardin Gjini, pranova një vendim në të cilin thuhet se lirohem nga detyra e drejtorit e Drejtorisë për Punë Inspektuese. E kuptoj z. Gjini pse ka ardhur deri të ky vendim. E para, atij i ka penguar kandidimi im për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit dhe në anën tjetër fuqizimi i Nismës Socialdemokrate që po ndodh në Gjakovë. E dyta, i ka penguar ndalja e ndërtimeve pa laje në Gjakovë, nga një grup i caktuar që insiston për t’u shkelur ligjet e ndërtimit. Këtë gjë unë nuk e bëjë. Zotimi im që nga dita e parë kur kam marrë pozitën e drejtorit të Drejtorisë për Punë Inspektuese ka qenë dhe vazhdon të jetë respektimi i ligjit. Megjithatë e kuptoj se gara për kryetar të Gjakovës nuk e lë Ardian Gjinin në komoditetin e dëshiruar. Shihemi më 17 tetor.