Pas lajmit se studentja Ardiana Bushi, është bërë pjesë e laboratorit CERN, një nga më të mëdhenjtë në botë, Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, ka cekur se “jo vetëm sporti dhe muzika janë talent i çikave tona”.
Ne kemi mundësi të japim rezultate shumë të mira në garën me gjasa të barabarta, ka cekur Ministrja duke potencuar se “duhet që në vazhdimësi të luftojmë dukuritë negative si korrupsioni, diskriminimi apo nepotizmi, që ngulfasin çdo shoqëri demokratike dhe pamundësojnë që talente si Ardiana të marrin vendin e merituar në shoqërinë tonë”.
Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:
Ardiana Bushi, 24 vjeçarja nga Kosova, në mesin e 1424 studentëve nga mbarë bota, është bërë pjesë e CERN-it, në një nga laboratorët më të mëdhenj në botë për fizikë nukleare.
Jo vetëm sporti dhe muzika janë talent i çikave tona. Ne kemi mundësi të japim rezultate shumë të mira në garën me gjasa të barabarta.
Prandaj duhet që në vazhdimësi të luftojmë dukuritë negative si korrupsioni, diskriminimi apo nepotizmi, që ngulfasin çdo shoqëri demokratike dhe pamundësojnë që talente si Ardiana të marrin vendin e merituar në shoqërinë tonë.
Të lumtë Ardiana!








