Hoxha që hëngri pasur me Albin Kurtin lutet që Ramiz Lladrovci mos të fitojë në Drenas

Osman Musliu, hoxha nga Drenasi, që njihet në publik si Mulla Osmani, sot në emisionin “Frontal” të Televizionit 7, ka komentuar edhe qeverisjen lokale në qytetit që ai vepron.

Hoxhë Osman Musliu, i cili njihet i afërt me disa deputetë të VV-së, si dhe dashamirës i pasulit me Albin Kurtin, siç shprehet ai, nuk e dëshiron një mandat tjetër të kryetarit të tanishëm të Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Musliu, kur pyetet për Lladrovcin, thotë se nëse kandidon “inshAllah [dashtë Zoti] nuk fiton”.

Hoxha thotë se kryetari i Drenasit ka krijuar përcarje në partinë e tij dhe në Drenas. Sipas Musliut, Lladrovci nuk ka punuar asgjë në komunën që e ka qeverisur deri tash.

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen në tetor të këtij viti. Ramiz Lladrovci ka shpallur kandidaturën e tij në Drenas, duke thënë se e ka edhe përkrahjen e qendrës së Partisë Demokratike të Kosovës.