Hoxha pas aderimit në VV tregon se ishte impresionuar pas qëndrimit dy orësh me Kurtin

Ish-anëtari i AKR’së, më pas i AAK’së e tash i Vetëvendosjes, Mustafa Bajrami ka thënë të jetë impresionuar pas qëndrimit dy orë me Albin Kurtin.

Këtë koment, anëtari më i ri i Vetëvendosjes e ka bërë në një reagim në FB, pasi iu bashkua Partisë së Albin Kurtit.

“…dy orët e kaluara dje në bashkëbisedim me Z. Albin Kurti, Liderin e Vetëvendosjes, kanë qenë dy orët me impresionuese që i kam përjetuar ndonjëherë në jetë”, ka shkruar Bajrami, në një reagim në Fb.

Me këtë rast, anëtari i ri i Vetëvendosjes ka folur fjalë të mëdha për Albin Kurtin. Ka thënë se ish-Kryeministri i Republikës është njeri tepër modest. Madje, sipas Bajramit, Albin Kurti është i thellë në mendime.

Bajrami e ka falënderuar nga zemra për derën që ia ka hapur në Vetëvendosje.

“Përpara kisha një njeri tepër modest në sjellje por shumë i thellë në mendime, në njohuri dhe në përvoja të jetës. I jam mirënjohës nga zemra. Gjithsesi, edhe falenderues me zemër. Siç i falenderoj edhe bashkëpunëtorët e tij që ndihmuan në çdo gjë për këtë ditë. Qoftë e mbarë për të gjithë ne…!”, ka shkruar Bajrami.

Ka pasur reagime pas ndërtimit të partisë së re nga Bajrami, i cili kishte lavdëruar në shumë raste Turqinë, duke e quajtur aleate natyrale të Shqiptarëve ndër shekuj.

Hoxha Mustafa Bajrami është i njohur edhe si person që përfshihet në pajtimin e  çifteve siç kishte ndodhur para dy viteve ku kishte pasur një përballje ndërmjet tij dhe hoxhës tjetër nga Drenasi, Osman Musliu.

Kur kishte shpjeguar ndarjen e çiftit, hoxha Mustafa Bajrami kishte thënë se kishte pasur dashuri të çmendur por kishin rënë viktime e tjetërkujt