Hoxha Osman Musliu: Fizikani që lypi vërtetim për ekzistimin e Zotit, le të pret, ndoshta ia sjellë dikush!

Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu ka komentuar deklaratat e fizikanit kosovar, Shukri Klinkaut, i cili tha se “i duhet vërtetim për ta ditur nëse Zoti ekziston”.

Hoxha tha se fizikanti ka të drejtë mos të besojë.

“Ai ka drejtë mos me besu, është e drejtë e tij. Ka lyp vërtetim, le të pret, ndoshta ia sjell dikush”, ka thënë Musliu për Ballkani.info.

Ai tha se nuk e njeh pesonalisht fizikatin dhe se nuk mendon që ai ka fyer dikë.

“Ai nuk ka fy kurgjo. Ai veç ka thonë nuk muj me besu në Zot, nuk e njoh për Zotin, kurrëfarë fymje nuk ka përdorë”, tha Hoxha.

Ndërsa për atesitë ai tha se ata kërkojnë fakte për ekzistencën e Zotit, por nuk kanë fakte as për ateizmin e tyre.

“Ata nuk kanë fakte me e argumente ateizmin e tyre, nëse duan vërtetim, le të presin, ndoshta ua sjelle dikush”, tha Musliu.

I pyetur për ekzistencën e Zotit, fizikani Shukri Klinkiu kishte thënë: “Unë për nga profesioni jam fizikan dhe e imja është që me punu që me zbulu fakte që të mbështetemi në to, të mos ia lëmë besimit, por të mbështetemi në to. Ndërsa, sa i përket zotit, për bindjen time, ai është për mua një postulat. Unë preferoj që postulatet me i vërtetu”. /Ballkani.info/

loading…