Hoxha në Komision: Franca po heziton për viza, për shkak të migrimit

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është duke raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

Ajo në këtë Komision shpalosi detaje lidhur me liberalizimin e vizave, derisa shtoi se shkaku i migrimit Franca është duke hezituar për heqjen e vizave për Kosovën.

“Përkundër rekomandimeve pozitive dhe plotësimit të kritereve ne jemi në pritje të një vendimi nga Këshilli. Zvarritjes së këtij procesi u ka kontribuar konteksti politik në BE e sidomos zgjedhjet. Deri vonë nuk kemi pasur një vendim ose pozicion të Gjermanisë kemi pas përkrahje nga Ministri i Jashtëm mirëpo nuk kemi pasur përkrahje nga Ministri i Brendshëm. Në takimin që ka pasur kryeministri ka shpreh përkrahje por nuk ka pas ndonjë veprim. Nga vendet hezituese janë Franca, Holanda dhe Belgjika”, ka thënë Hoxha.

“Brenga e Francës mbetet migrimi. Përkundër faktit se nuk jemi as në top 30-shen e vendeve prej nga vjen migrimi ilegal”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se futja në agjendën e Këshillit të Ministrave nuk do të ndodhë nëse nuk ka konsensus të gjerë.

“E këtë iniciativë e presim ta marrë njëri nga shtetet anëtare që ta vë në agjendë çështjen e liberalizimit të vizave në grupet punuese”.

Takimi i ardhshëm u Këshillit është pas konstituimit të organeve të reja, ndërsa Hoxha ka thënë se nga fundi i tetorit pritet takimi i radhës i Këshillit.

loading…