Hoxha i Vushtrrisë i reagon Qeverisë Kurti: Vendosja e flamurit të LGBT mëkat, ata janë terrorista!

Organizata CSGD, nga komuniteti në fjalë, ka kërkuar zyrtarisht që për 17 maj, kjo ndërtesë të ndriçohet me ngjyrat e ylberit, e të cilat i përfaqësojnë ndërkombëtarisht.

Por, vendosja e këtij amuri s’i ka pëlqyer aspak imamit të Vushtrrisë, Bedri Halili ai madje në një ligjeratë të mbajtur sot, ka kritikuar këtë veprim, derisa ka thënë se është mëkat, e së ky komunitet janë të prisht dhe të degjeneruar.

“Qeveria pranon të vendos amurin e LGBTI-së në ndërtesën e Qeverisë, edhe pse në kohën e kësaj epidemie. Është edhe mëkat edhe gjynaf, degjenerim dhe terrorizëm, që amuri i këtyre grupeve të terroristëve, ekstremistëve, njerëzve të prisht të vihet amuri të vendoset në ndërtesën e shtetit.

Është derdhë gjak i madh, për fenë e kombit tonë,për të drejtat tona kombëtare e fetare e njerëzore, për lirinë tonë, të vendoset amuri i liqt i prisht i njerëzve të prisht që shkatërron fenë, atdheun, shtetin, njerëzimin.

Janë njerëz që i kanë kaluar të gjithë kujtë të së keqës.

Kjo quhet jo kulturë, jo njerëzore”, ka thënë ndër të tjera ai.

Mulla Regjep Gjyshinca xhuzi 21

Posted by Xhamia "Sheikh Zayed" Vushtrri on Thursday, May 14, 2020