Hoxha i NPB-së flet për qëllimet që mund të ketë Librun Aliu për sulmin ndaj kësaj ndërmarrjeje

Drejtues të Ndërmarrjes Publike Banesore kanë reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu lidhur me rrënimin e objektit në Lakrishtë të Prishtinës.

Kryeshefi ekzekutiv i NPB-së Hajdar Hoxhaj në një konferencë për medie theksoi se deklaratat e ministrit Aliu janë të pavërteta, kërcënuese dhe shantazhuese.

“Reagojmë ndaj deklarimeve të pavërteta, tejet shantazhuese dhe kërcënuese të ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu. Sot ndoqëm me vëmendje konferencën e paraqitur nga Aliu, ku ne ishim dëshmitarë të një paraqitjeje tejet joprofesionale dhe joligjore. U thanë shumë të pavërteta, shantazhuese e kërcënuese dhe aspak tipike të një pushteti ligjor, juridik që i takon të kryejë punën e tij”, u shpreh ai.

Hoxha është pyetur se cili mendon ai të ketë qenë qëllimi i ministrit Aliu për këto kërcënime dhe shantazhe, siç tha ai – Dëmtimi i NPB-së apo kompanitë që janë pjesë e projektit apo ndoshta t’i mbrojë ish bashkëpunëtorët e tij në Urbanizmin e Prishtinës ku ai ka edhe aktakuzë?

Hoxha është përgjigjur: Të trijat, unë mendoj të trijat, në një t’i mbrojë ndoshta ata ish bashkëpuntorë, nën dy ndoshta edhe të dëmtoj se në fakt edhe e demton dmth nëse tash fillojmë në fazat e anulimit. Si ççshtje ne kemi kontratë me bashkëinvestitorin që qëllimi jonë është që ta rrisim pasurinë, dhe tash cili është qëllimi që ta ndërprejmë një projekt kur është shumë i mirë ose argumentoni qe është i kundërt, ejani ta argumentojmë që nuk është në favor të ndërmarrjes. Mirëpo, ky është qellimi apo edhe në qellimin politik është fushata zgjedhore. Nuk po e përjashtoj asnjërën prej ketyre opsioneve që i thatë ju.

Hoxhaj tutje tha se kjo ndërmarrje nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore, derisa shtoi se NPB-ja ka një transparencë të plotë për projektin në fjalë. /Ballkani.info/