Hovenier takon Jim Xhemën: Angazhimi i tij, demonstrim i lidhjeve tona të ngushta

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier ka takuar veprimtarin shqiptaro-amerikan, Jim Xhema.

Hovenier shprehet se është gjë e mrekullueshme të takohesh me Jim Xhemën në eventin e mbrëmjes së sotme, të organizuar nga VATRA.

“Është e mrekullueshme të takohesh me Jim Xhemën në eventin e mbrëmjes së sotme, të organizuar nga VATRA. Angazhimi dhe mbështetja e tij e gjatë për Kosovën janë një demonstrim i prekshëm i lidhjeve tona të ngushta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës”, ka shkruar ambasadori Hovenier.